Vrasjet në Kiëanja

Me 4 dhe 5 Nëntor 2008 një ndër kampanjat më vdekjeprurëse u shënua në regjionin e Kivus Veriore. Në vetëm dy ditë, 100 njerëz u vrane, vetem gjysmë milje nga trupat paqëruajtëse të OKB-së. Grupi rebel, CNDP, që organizoi vrasjet, veproi nën komandën e Nkundas, që është i përgjegjshëm për një sër shkeljesh të së drejtave të njeriut. Kjo shkallë e vrasjeve dhe fakti që civilët u sulmuan aq afër forcave të OKB-së, tregon ndjeshmërinë e gjendjes në të cilën qytetarët e Kongos jetojnë. Edhe po të ishin edhe më afër trupave të OKB-së, këto trupa, nuk janë të pajisur në mënyre të duhur për të mbrojtur civilët, pasi që misioni i tyre është të mbajnë paqen, e jo të jenë të dhunshëm.

Cilat janë grupet e përgjegjshme për mizoritë që ndodhin në Kongo sot?


Janë kater grupe kryesore që kanë pikësynim civilët e pafajshëm në Kongo.

A. Ushtria Kongoleze (FARDC)

E përbërë nga ushtarë joadekuatë dhe të papaguar, ata vazhdimisht shkelin të drejtat e njeriut ndaj civilëve Kongolezë. Në fakt, ky grup ka kryer 40 % të abuzimeve të së drejtave të njeriut që nga mesi i vitit 2006 deri në 2007, thotë Misioni i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos. Ata gjithashtu njihen për sulmet e tyre të tërbuara drejt grupeve të rebeluara. Ushtria Kongoleze vazhdon të thyejë këto rregulla deri në ditët e sotme.

B. Rebelet e CNDP-së

Ndryshe nga disa grupe tjera rebele, këta nuk kanë në shënjestër një grup të caktuar etnik, por përfshihen në kampanja massive të dhunimit dhe vrasjeve. Kivuja Veriore vuajti në duart e kësaj organizatë përgjatë gjithë vitit 2008.

C. Forcat Clirimtare Demokratike të Ruandës

Ky grup erdhi në ekzistencë, pas gjenocidit në Ruandë në vitin 1994 kur militantët ruandez, kryesisht me origjinë Hutu, ikën në regjionet Kivu të Kongos. Dëshmitë tregojnë se ky grup në mënyrë të vecantë ka në shënjestër refugjatët Tutsi dhe grupet tjera etnike jo-Hutu në Kongo.

D. Ushtria e Rezistencës së Zotit (LRA)

Ky grup paraqet një rrezik të madh për civilët në Kongo. Joseph Khony udhëheq këtë rup dhe në shënjestër kanë civilët në Kongon Lindore. Ata janë hedhur vecanërisht në sulme të ashpëra me vrasje, dhunime dhe kidnapime në regjionin e Liqejve të Mëdhenj. Për shkak të qëllimeve të ndryshme të Kongos dhe Ruandës, marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve janë keqësuar gjatë viteve. Përderisa Ruanda akuzon Kongon për përkrahjen e grupeve të armatosura Hutu, Kongo akuzon Ruandës për përkrahje të CNDP-së.



Back         Forward