Zhvillimet e fundit

Forcat rebele në Kongo paraqesin kundërshtarë të fortë për qeverinë Kongoleze dhe trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Kongo ballafaqohet me kërcënimin e grupeve rebele dhe militantëve, që janë të vendosur të luftojnë qeverinë dhe armiqtë e tjerë local. Këto grupe rebele janë të stacionuara në tri regjione: Kivun Veriore, Kivun Jugore dhe Oreintale. Të gjitha grupet e armatosura kanë kontribuar në sulme të dhunshme drejt civilëve. Gjithashtu, ka dëshmi të forta që tregojnë dhunë të drejtuar ndaj grupeve etnike të vecanta, gjë kjo që e bën Kongon një regjion të shqetësimit për Organizatën e Parandalimit të Gjenocidit.

Grupi rebel i Laurent Nkundas i quajtur Kongresi Popullor për Mbrojtjen e njerëzve apo CNDP, vetëm ka marrur territore në Kongon Lindore të cilat qeveria edhe OKB-ja kanë qenë të paafta t’i rimarrin. Nkunda ka operuar nën arsyetimin se ai po tentonte të mbronte minoritetin Tutsi në Ruandë nga militantët Ruandez Hutu. Ruanda , fqinjja e Kongos, edhe i ka ofruar një përkrahje të konsiderueshme atij.



Back         Forward