Kronologjia e fakteve gjate luftës së dytë të Kongos

1998-1999

- Qeveria e Kabilas ishtë në rrezik kur ofensivat e rebelëve u paraqitën.

- Lufta eskaloi dhe u bë luftë ndërkombëtare

- kryengritja në Goma e shkaktuar nga Banymulenge. Ruanda ofroi ndihmë dhe krijoi një forcë rebele RCD. Ruanda dhe Uganda përkrahën Banymulenge. RCD-të arritën të resurset natyrore në provincat lindore.

- RCD mori kontroll mbi qytetet Bukavu dhe Uvira në Kivus

- Qeveria Ruandeze deshi të merrte kontroll mbi Kongon sepse ajo i takonte atyre përgjatë historisë. Ata thonin se Kabila organizoi spastrimin etnik.

- Rrëmbimi i aeroplanëve, RCD-ja okupoi qytetet në lindje dhe rreth qytetit të Kitonës. Më vonë ata morën stacionin hidroelektrik Inga që prodhonte rrymë për Kinshasën.

- me 23 Gusht, RCD mori Kisanganin, qendrën e diamantëve.

- Uganda krijoi një grup të rebelëve të quajtur, Lëvizja për Çlirimin e Kongos, MLC.

- Militantët e Hutus ishin të shumtë në Lindje dhe Presidenti Kabila kërkoi ndihmë. Qeveritë e Namibisë, Zimbabvesë dhe Angolës përkrahën regjimin e Kabilas. Gjithqka kishte çmimin e vet, duke përfshirë këtu edhe përkrahja e Kongos andaj Kabila duhej tu jepte disa gjeneralëve Zimbabvez përfitime në fushat e agrokulturës dhe të pasurive minerale.

- Çadi, Libia dhe Sudani iu bashkuan konfliktin në krah të Kabilas.

- në Nëntor Paul Kagame e pranoi se forcat Ruandeze po i ndihmonin RCD-se për arsye të sigurisë.

- me 18 Janar 1999, Ruanda , Uganda , Angola , Namibia dhe Zimbabvea u pajtuan që të ndalnin luftimet.

1999-2000

- me 5 Prill, lideri i RCD-së Ernest Ëamba zhvendosi bazën e tij nga Goma në Kisangani , që kontrollohej nga Uganda . Marrëdhëniet në mes të RCD-së dhe Banymulengeve e përkeqësuan.

- me 18 Prill në Sirte, Musaveni dhe Kabila e nënshkruajtën një marrëveshje për armëpushim, por RCD dhe Ruanda refuzuan që të merrnin pjesë.

- me 16 Maj, Ëamba u përzë si lider i RCD-së.

- Uganda e krijoi provincën e re të Iturit dhe ajo provincë u bë qendra e re e konfliktit

- në Korrik Marrëveshja Lusaka për armëpushim u nënshkrua nga gjashte shtete ( Kongo , Angola , Namibia , Zimbabvea). Më vone edhe MLC-ja nënshkroi marrëveshjen. RCD-ja refuzoi të nënshkruante. Sipas kësaj marrëveshje, këto shtete duhet të bashkëpunonin në ndjekjen, çarmatimin dhe evidentimin e të gjitha grupeve të armatosura në Kongo.

- Këshilli i Sigurimit në OKB, e përkrahi fundin e luftës, por në prag të një konflikti të ri mes Ugandës dhe Ruandës.

- Televizioni i kontrolluar nga qeveria, deklaroi se ushtria e Kabilas ishte rimbledhur. Pas kësaj forcat Ruandeze u hedhën në ofensivë.

- në vitin 2000, OKB-ja e autorizoi një forcë prej 5537 trupash, por lufta ende ishte në flakë në mes të rebelëve dhe qeverive, sidomos në mes të Ruandës dhe Ugandës.

- në Gusht, luftimi në provincën Equateur u ndal.

2001

- Kabila vdiq në një përpjekje për vrarje me 16 Janar në Zimbabve. Djali i tij Xhozefi e zëvendësoi atë. Kjo erdh si rezultat i përkrahjes së Mugabes dhe të njerëzve nga parlamenti që kishin përkrahun të atin e tij.

- në Shkurt Xhozef Kabila u takua me Paul Kagamën në SHBA. Ruanda , Uganda dhe grupet rebele nënshkruan një marrëveshje për paqe të OKB-së.

- ekspertët e OKB-së, zbuluan shfrytëzimet ilegale të diamantëve, kobaltit, koltanit, arit etj. OKB-ja e akuzoi Ugandën dhe Zimbabvenë.

- Cyntia McKinney dhe Tom Tancredo thanë se SHBA-të e përkrahnin pushtimin Ruandez të Kongos, sepse SHBA-të ishin të interesuara në pasuritë natyrore të Kongos.

2002

- Situata në Ruandë u keqësua tmerrësisht sepse shumë anëtarë të RCD-së, hoqën dorë nga luftimet dhe u bashkuan me forcat e Kabilas

- Kongoja Perëndimore u sigurua nën Kabilan

- me 19 Prill- Marrëveshja e Sun City . Kjo marrëveshje siguroi zgjedhje demokratike, qeveri të ligjshme. Pas nënshkruarjes së kësaj marrëveshje, konfliktet u reduktuan.

- me 30 Korrik në Pretoria u arrit marrëveshje në mes të Ruandës dhe Kongos. Marrëveshja për paqe kishtë dy anë, në njërën anë ishtë dorëheqja e ushtarëve Ruandezë dhe në tjetrën, shpartallimi i militantëve Hutu.

- me 6 Shtator- marrëveshja e Luandës në mes të Kongos dhe Ugandës. Kjo marrëveshje duhej të përmirësontë marrëdhëniet e këqija mes dy shteteve. Uganda i tërhoqi focat nga Bunia.

- në Dhjetor, marrëveshje e Përgjithshme Globale u nënshkrua nga qeveria e Kongos, MLC-ja dhe RCD-ja si dhe nga kundërshtarët politik regjional. Kjo marrëveshje siguroi zgjedhje presidenciale brenda dy vjetësh dhe kjo shënoi fundin zyrtar të luftës.

2003

- Sipas Marrëveshjes Globale, grupet luftuese duhet të riunifikonin vendin, të çarmatoseshin dhe të mbanin zgjedhjet. Fatkeqësisht, ato ishin shumë çështje andaj edhe shkaktuan jostabilitet edhe më të madh. Për këtë, zgjedhjet u mbajtën në Korrik të vitit 2006, në vend të Qershorit 2005.

- grupet e mëparshme luftuse nuk deshën të decentralizonin fuqinë e tyre dhe kjo vetëm shkaktoi më shumë probleme për vendin. Problemi kryesor ishte korrupcioni i zyrtarëve.

- Zgjedhjet e parë u mbajtën me 30 Korrik 2006 kur qytetarët pranuan një kushtetutë të re. Pas vuajteve të gjata, kjo hapi një mundësi të re për njerëzit e vuajtur të Kongos.



Back         Forward