Lufta e Dytë e Kongos
Lufta e dytë e Kongos, e njohur si Lufta Botërore e Afrikës dhe si Lufta e Madhe Afrikane, ishte njëri nga konfliktet më të tmerrshëm në historinë e njerëzimit. Tetë popuj Afrikanë u përfshinë dhe kjo luftë e përgjakshme prodhoi shumë probleme për njerëzit të cilët jetonin aty.
Konflikti pesëvjecar vrau 5.4 milionë njerëz, ose si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimit ose si pasojë e sëmundjeve dhe mosushqyerjes. Me qindra mijëra njerëz mbetën të pastrehë.
Lufta e Dytë e Kongos filloi në vitin 1998 në Zaire dhe përfundoi në Korrik të vitit 2003. Lufta kishte dy anë, atë politike ( Angolën, Namibinë, Zimbabvenë që luftonin kundër rebelëve të përkrahur nga Uganda dhe Ruanda ) dhe anën ekonomike ( në 2001 ekspertët e OKB-së zbuluan eksplorime të paligjshme të diamantëve, kobaltit, arit etj.)




