Keqshfrytëzimi i resurseve
Një nga zanafillat e para të krizës në Kongo është keqshfrytëzimi i resurseve. Interesat ishin të larta dhe cdo grup brenda Kongos përfitoi nga keqshfrytëzimi i paligjshëm dhe nga tregtia me diamantë, ari dhe koltan. E pasur me minerale, Kongo ishte mënyra më e mirë për të fituar pasuri individuale duke konsideruar faktin se situata brenda vendit ishte jostabile dhe e pambrojtur. Trupi politik që do të duhej të ishtë mbrojtësi i vendit nuk u paraqit kurrë. Edhe kur qeveria ekzistonte, makina qeverisëse e këtij shteti ishte shumë e korruptuar dhe bentë pjesë në shumë grupe, ku secili shikonte për interesat e tyre personal. Përshkak të këtyre faktroëve Kongo ishte një stazë e përshtatshme për zhvillimin e krimit dhe të korrupcionit.
Qeveria e parë e republikës filloi të punonte në vitin 1960. Në krye të shtetit erdhi Joseph Kasavubu si President dhe Patrice Lumumba si Kryeministër. Menjëherë pas krijimit, kjo qeveri e re u përballua me një kryengritje nga ushtria si dhe nga shumë kërcënime nga lëvizjet e ndryshme që kërkonin ndarje. Kryeministri punoi për Kongon dhe kjo ishte hera e parë që dikush qëndroi praën Kongos për përmirësimin e saj. Shumë shpejt Lumumba u vra nga trupat kryengritës, të udhëhequra nga Xhozef Mobutu.




