Historia dhe Politika

Kongo ka një të kaluar politike shumë turbulente, por politikat e ditëve të sotme po stabilizohen në një republikë demokratike presidenciale me një kushtetutë tranzicionale dhe legjislacion me dy dhoma. Sot, lideri i Kongos është Xhozef Kabila, i cili u bë president kur babai i tij Laurenti u vra në vitin 2001.

Zbulimet Evropiane në këtë regjion filluan në vitet 1870-ta dhë përfunduan në të 1920-at. Zbulimi i parë u udhëheq nga Sir Henry Morton Stanley. Ai kishte hapur interierin e kontinentit për eksplorime nën sponzorimin e Mbretit Leopold II të Belgjikës. Kongo ishtë poseduar zyrtarisht nga Leopoldi në Konferencën e Berlinit në vitin 1885 dhe pastaj kjo tokë ishte quajtur Shteti i Lirë i Kongos dhe ishte konsideruar si pronë private e Leopoldit. Gjatë viteve 1885-1908, miliona Kongolezë vdiqën si pasojë e eksploatimit dhe sëmundjeve.

Nga 1960 deri në 1965, Kongo ishte në një krizë politike, kur dy nacionalistë të shquar fituan zgjedhjet. Lëvizja nacionaliste Mouvement National Congolais e udhëhequr nga Patrice Lumumba, fituan zgjedhjet parlamentare dhe Lumumba u nominua si Kryeministër përderisa Xhozef Kasavubu nga Alliance des Bakongo ishte përzgjedhur si President.



Back         Forward