Gjeografia dhe lokacioni

Republika Demokratike e Kongos është një shtet i pozicionuar ne Afrikën qëndrore dhe është shteti i tretë më i madh në Afrikë përkah territori. Kongo kufizohet me Republikën e Kongos, Republikën Qëndrore Afrikane, Sudanin, Ugandën, Ruandën, Burundin, Tanzaninë, Zambinë, Angolën dhe Oqeanin Atlantik. Ajo shtrihet në Ekuator. Shteti është i ndarë në 26 provinca autonome, me kryeqytet Kinshasën ( me popullsi prej 9.500.000). Kongo është sa një e katërta e madhësise së SHBA-ve.

Gjatë periudhës kolonizuese emri Kongo është lidhur me dy shtete, Kongon Belge dhe Kongon Frënge. Pas pavarësisë, të dy shtetet janë emëruar Kongo, por në 1971 udhëheqësi i Kongos më të madhe ( asaj Belge ) ndërroi emrin e vendit në Zaire . Regjimi i ri nën Kabilan erdhi në fuqi dhe riemëroj shtetin në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1997. Ky regjim vendosi që të ndërronte emrin e shtetit përshkak të revolucionit që kishte filluar në Zairen Lindore.



Forward